“Messi dëshiron të rikthehet te Barcelona”.
Kjo ishte deklarata e babait të Messit, Jorge Messi pas takimit që pati sot me presidentin e Barcelonës, Joan Laportan.
Dyshja u takuan sot pasi La Liga ia pranoi planin e qëndrueshmërisë Barcelonës.
“Leo dëshiron të rikthehet dhe unë dua ta shoh atë te Barcelona. Rikthimi te Barcelona është me siguri një opsion”, u shpreh Jorge Messi pas takimit me Laportan.