Motra ime
E vetme e lodhur në këtë jetë
Motra ime
Lotët faqeve të rrjedhin rrëke
Zemra ime.
Një fjalë të ngrohtë kërkon të dëgjosh
Motra ime
Me veten grindesh dhimbjen lehtëson
Zemra ime
E mira ime e pafat
Motra ime
Mallkon pa fund tëndin fat
Zemra ime
Më la më thua si zog pa krah
Motra ime
Në heshtjen tënde mblidhesh në darkë
Zëmra ime
Ku dhimbja shpirtit të hodhi rrënjë
Motra ime
I derdhje lotët për motër, babë e nënë
Zemra ime
Çdo orë më merr në telefon
Motra ime
Më pyet, ça bën?,si je?,si shkon?
Zemra ime
Me ty kurrë unë nuk u mërzita
Motra ime
Shumë u përpoqa,por dot s’të “ngrita”
Zemra ime.
Përherë të kesh forcë e durim
Motra ime
Që jetës tënde ti japësh kuptim
Zemra ime
Për ty pa fat paskam qënë
Motra ime
Dhe pse e sëmur mu bëre nënë
Zemra ime
Ndaj zemra për ty rënkon shumë
Motëra ime
Dhimbje shpirti që më zgjon nga gjumë
Motra ime
Ditëlindjes tënde i shtoj të bukurin urim
Zemra ime …
Emër bukur gjithë blerim…
E imja Dafinë