PORTAT E MBYLLURA
( Duke parë lagje të braktisura )
Të gjitha portat i mbyllën
si kanatet e dritareve anëdetit
para stuhisë me zhurinë
çelësat i varën në qafë
humbën si zogjtë e qyqes
mola kohën brejti
dikush e humbi çelësin
e dikujt iu ndryshk dryri
bari i mbuloi varret
i mbuloi trarët
çfarë mortaje e zezë
e faroi këtë lagje të shkretë
pyet pikëllueshëm një dallëndyshe
e fluturimin s‘e ndali
deri në një tjetër pranverë
