Friday, December 26, 2025
BallinaVitrina e libritHalil Xani-KOSOVË, E GËZOFSH LIRINË!

Halil Xani-KOSOVË, E GËZOFSH LIRINË!

KOSOVË, E GËZOFSH LIRINË!

MË THANË…

Më thanë lulet
Na merr në vjershë
Vjersha do behar,

Më thanë bletët
Ç`bëjmë ne pa lulet
Vjersha do nektar.

Më thanë fëmijët
Na merr edhe neve
Vjersha do rritë,

Më tha dielli
Lulet, bletët, fëmijët
Nuk bëjnë dot pa dritë.

Më tha shiu
Edhe unë do të vi
Pa stuhi e erë,

Si do të rriten lulet
Si do të rriten fëmijët
Kur s`shohin ylberë.

Ua hapa derën
Luleve, bletëve
E fëmijëve përnjëherë,

Hyri edhe dielli
E mora dhe shiun
Vjersha u bë ylber.

Më tha trimi
Me pushkën time
Edhe unë do të vi,

Ju asnjë pa mua
Fare s,keni vlerë
Po s,patët LIRI.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT