Thursday, December 25, 2025
BallinaVitrina e libritArmenida Qyqja--SHTEGTIM I EGËR-

Armenida Qyqja–SHTEGTIM I EGËR-

-SHTEGTIM I EGËR-

Rrahja e sforcuar e zemrës tënde
Mbërrin gjer tek unë plot zhurmë,
Goditje aritmike përtej trajtimit,
Janë mbushur kilometrat


Shpirti yt, një shtegtar i egër,
Që dhe në metrat e fundit
Lufton ta ruaj madhështinë,
Tek i kthehet sërish dritës…


Eh kilometrat, sa udhë, sa jetë,
Prapë për të qënë veç vetvetja nën lëkurë,
Si mund të jesh një tjetër,
Kur fiken dritat në kinemanë e zbrazur?!


Mos ik! Ku do të shkosh,
Çdo t’i thuash miqve lart, Migjenit, Fishtës?
Fjala e humbi shenjtërinë e vet gjithkund,
Për shitje, pazareve, të gjitha dolën…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT