Thursday, August 7, 2025
BallinaLajmeSerbia kidnapon tre policë brenda territorit të Kosovës, i nis drejt Beogradit...

Serbia kidnapon tre policë brenda territorit të Kosovës, i nis drejt Beogradit – Express sjell fotografitë

Tre pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë kidnapuar dhe arrestuar sot nga njësia e policisë ushtarake e Forcave të Armatosura serbe “Kobra”. Lajmi fillimisht u dha në mediumin “Novosti”, i afërt me presidentin serb Vuçiq.

Informacionin për arrestimin e tre policëve nuk e kanë konfirmuar akoma autoritetet e Republikës së Kosovës, mirëpo Gazeta Express mësoi nga burimet e saj se tre policët janë kidnapuar dhe më pas janë nisur për në Beograd.

Kidnapimi i tyre ka ndodhur brenda territorit të Republikës së Kosovës si dhe vetura është gjetur brenda territorit tonë.

Express sjell fotografitë nga kidnapimi i policëve:

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT