Sunday, August 3, 2025
BallinaUncategorizedLlesh Ndoj-Gjuetar thesaresh

Llesh Ndoj-Gjuetar thesaresh

Gjuetar thesaresh

Ç’qenë vallë ata sy?!
Që rrezatonin dritë
Vetetimë më erdhën
M’gllabëruan në shpirt!


Dhe pse buzëmbrëmje,
Ata m’erdhën si diell.
Kur ne të dy ishim,
të vetmet yje në qiell.


Dhe tash në perëndim,
prapë sytë andej i hedh
e n’kryqëzim shikimesh
n’shpirt më lind një diell!


Ç’qenë vallë ata sy?!
Gjuetarë thesaresh
Ai kryqëzim shikimesh,
t’ringrenë prej varresh?!


At’ shikim të parë,
kur u dashuruam,
e ruaj si t’ish thesar,
që kohët s’e verbuan!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT