Monday, August 4, 2025
BallinaVitrina e libritZymer H. Haliti-KOSOVË (Malli i mërgimtarëve)

Zymer H. Haliti-KOSOVË (Malli i mërgimtarëve)

KOSOVË

(Malli i mërgimtarëve)

Do vijmë kur pranvera do të lulëzojë
e lulet do të kenë çelur livadheve
e dielli ëmbël atdheun do ndriçojë
ne do shëtisim fushave e maleve.


Kosovë malli për ty na ka marrë
të shohim të ndërtuar e plot begati
të ndihemi në vatrën tonë shqiptarë
e të kënaqemi me familje e fëmijë.


Kosova jonë e bukur dhe e shtrenjtë
ti gjithmonë ishe foleja e zogjve tu
dhe ashtu mbetesh për ne e shenjtë
sepse s’na pëlqen vendi ku jemi këtu.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT