Monday, August 4, 2025
BallinaVitrina e libritMarissa Rrasa Ashiku--Dorëzohu-

Marissa Rrasa Ashiku–Dorëzohu-

-Dorëzohu-

O anije mbi gjinjtë e ujërave
që s’të panë sytë akull mbi valë,
o kumbim mistik i detit tim
që në tinguj dallgësh, violinë,
lundron,
o velë e ëndrrave plot ngjyrë,
që zbret e puth një yll
të rënë në kërthizë…


fati do të risjell prapë tek unë,
të zhytesh edhe një herë
në ajrin e butë
të përqafimit tim,
si një Fata Morganë do të ndriçojë
shkretëtirën që të rrethon,
mbi supin tim të vendosesh kokën,
ku derdhe shi puthjesh
në natën e vonë…


… sërisht…
dorëzohu…
në ardhjen që të pret,
kështu të mbush zemrën
me një kupë plot diell e
e të zbraz këtë brengë..!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT