Dita e fundit
Dita e fundit
po ikën mes erêrash
si shami lamtumirash
Ajri mbushur
me gulshe malli
e lot dënese prindërish
Zemra më dridhet
si ajo gjethja
në stinën e rënies,
e shpirti si hëna mes reve
rënkon largimin
Urrej aeroportet dhe portet
në lamtumira
Dhurate gjithmon
u lë një penelatë dëshpërimi