Tuesday, August 5, 2025
BallinaVitrina e libritSheremet Prokshi-FSHATIT TË BRAKTISUR

Sheremet Prokshi-FSHATIT TË BRAKTISUR

FSHATIT TË BRAKTISUR

FSHATIT TË BRAKTISUR
( 14 qershor 1999, Dita e çlirimit të Drenasit me rrethinë.)
Valë të asaj kohe vinin pa u ndalur
Vështirë gjenim rrugën prej nga ishim nisur,
Binte shi rrëmbyeshëm fërshëllinin gjethet
Të lagur po ecnim fshatit të braktisur.


Në përzierje zërash zënte vend vegimi
Zjarri kallte pragjet shtrojen e çatitë,
Pamë po çfarë nuk pamë ato ditë zezone
Tymi blozhdë i bënte , zemrat, mushkëritë.


Trokëllimë e kalit vinte si prej qiellit
As shiu se shpërlante mynxyrën e nxirë,
Më tej lagjes tjetër rrënur e djegur
Një nënëloke rrinte me trupin e ngrirë.


Fare nuk e dinte kush ishim, ku shkonim
Se sytë kishte muaj që e kishin lënë,
Por me vesh i kapte hapat nëpër shi
Lokja e mbështjellur me shallin e zi.


Unë jam nënë, unë jam, i tha çlirimtari
Jam djaloshi yt, zbres bregut përhitur,
Të pyes për babain për vëlla e motër
Mos i mori mordja në këtë luftë të krisur?!…


Janë diku moj loke, mos fol çka nuk flitet
Do të vijnë së shpejti si zogjët shtegtarë,
Ti rrofsh komandant, o trimi i pushkës
Kjo ditë qoftë bekuar e me fat të mbarë.



Hapen retë e pushon shiu
Qielli merr ngjyrë të praruar,
E fshatarët përplot halle
Gjejnë vendlindjen e rrënuar.


Po nuk erdhën shumë të tjerë
Ishin nisur përjetësisë,
Nga atje dërgojnë mesazhe
Çlirimtarët e lirisë.


Thonë të duam njëri – tjetrin
Sepse gjaku s’bëhët ujë,
Mos gjykoni me inate
Për pak gjë mos bëni bujë!


Në trung kombi mos ngarkoni
Gurë e strese hierarkie,
Kapni frerët me durim
Dhe me dije urtësie.


Se s’të lë kjo tokë e lashtë
Të ngresh kokën mbi çati,
Kemi dhënë, mjaft kemi dhënë
Për të shtrenjtën Dardani!…

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT