Thursday, February 5, 2026
BallinaVitrina e libritValbona Ahmeti-LINDE BRIGJEVE TË JONIT

Valbona Ahmeti-LINDE BRIGJEVE TË JONIT

Linde brigjeve të Jonit
me agimet e para të Universit
nga thellësi e tij
linden edhe të tjerë popuj
rrënja ishe Ti!


grabitqarët e mbajtën fshehur
historinë tënde të virgjër
nga çdo kënd
të shikonin vrëngër


por, nuk t’u terratisën sytë as mendja
si një spektër drite
nepër mileniume
altarin e shpirtit zbrite
godite me bukurinë e hirshme
me rrënjët e lisave shekullor
e me dashurinë mijëvjeçare
përcolle nëpër breza ylberor
amanetin e shenjtë
të stërgjyshërve pëllazgë
jemi në tokën Amë


përgjatë udhëtimeve të mundimshme
u përplase me dallgë detesh
e me hapësira të errësuara qiejsh
por, të mbajti gjallë
fuqia e urtësisë, e dashurisë,
doket dhe arti yt i rrallë
fluturove me krahët e gjerë
mbi Arbëri dhe Dardani
kudo që frymonte Iliri


ligjerove testamentin e artë
jemi mozaik i një trungu të lashtë
popull Ilir
me besim në Diell!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT