Nënës
Natë vere hëna rrezon
yll në qiell Nënën m‘kujton
skajet e harkut të hënës
si cepi i shamisë së Nënës
flasin edhe yjet nga qielli
emri i Nënës, rreze dielli
loti për Nënën si ujë n‘burim
s‘shterron dot n‘synin tim
lotët për Nënën si pika shi
vera si tretë, dimri s’i ngri
kujtoj e buzëqesh me lot
malli m‘përvëlon, jetë e mot.