Wednesday, February 5, 2025
BallinaVitrina e libritLida Bashllari-E DI Ç'DO TË THOTË ?

Lida Bashllari-E DI Ç’DO TË THOTË ?

E DI Ç’DO TË THOTË ?

E di ç’do të thotë kur shpirti të dhemb?
E di se çfarë ndjen kur dhimbja godet.
Të shëmbet para syve ndjenja e madhërishme
Thërmohet besimi,nuk di ku je vetë.


Ai që ke dashur të duket i largët
Ajo që ke ndjerë krejtësisht absurde.
E dënon vetveten me fjalë të pavlerë,
E urren gjithë botën për atë ç’ka ti humbe.


Kjo është dashuria që shpesh të lëndon
Kur beson njeriun me njëqind fytyra.
Dhe pse kupton mashtrimin s’heq dorë po vazhdon,
Është vështirë të bindesh të gënjen natyra.


Mënyra se si sillet të bën të humbasësh,
Mënyra se si prek tundon në mëkat.
Dhe harron çfarë pe e ndjeve më parë,
Zhytesh në gabime,sërish vazhdon prapë.


Derisa vritet shpirti dhe zemra lëndohet
Dhe fillon e ndjen dhimbjen e zhgënjimin.
Por më pas s’ka vlerë se çdo gjë largohet,
Hesht me dhimbjen tënde,e ke bërë gabimin…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT