Tuesday, December 23, 2025
BallinaSportBallkani sonte në Bullgari synon të shkruajë historinë

Ballkani sonte në Bullgari synon të shkruajë historinë

FC Ballkani sonte në Bullgari do të luajë njërën ndër ndeshjet më të rëndësishme në historinë e tyre.

Skuadra nga Suhareka do të përballet me Ludogorets në ndeshjen kthyese kualifikuese në Ligën e Kampionëve.

Skuadra e Ilir Dajës në duelin e sontëm hyn me avantazhin prej 2-0, të arritur një javë më parë në Prishtinë.

Ballkani dje ka zbarkuar në Bullgari dhe tashmë është gati për duelin e sotëm kundër skuadrës më të fortë në Bullgari.

Kampionët në fuqi të Kosovës, synojnë të marrin rezultat të favorshëm për të kaluar në rrethin e dytë në kualifikueset e ‘Championsit’ e që do të ishte arritja më e madhe në historinë e klubit nga Suhareka.

Trajneri i skuadrës kosovare, Ilir Daja është shprehur optimist se të besuarit e tij, do të bëjnë paraqitje të mirë edhe në duelin e sontëm, ashtu siç bën edhe sfidën e parë.

“Ata bëjnë një futboll fantastik në sensin taktik. Prandaj edhe e kemi analizuar mirë. Ne nuk do të mbrohemi edhe pse kemi fituar 2:0. Do të punojmë edhe në fazën e mbrojtjes edhe sulmit, pasi mendojmë se Ludogoretsi do ta filloj më furishëm takimin për shkak se është minus dy gola. Do ta bëjmë mbrojtjen, por ashtu siç e kemi bërë në Prishtinë”, është shprehur Daja.

Ndeshja Ludogorets-Ballkani fillon në orën 20:00.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT