KUR DJERSA RRJEDH
Malësori arën teksa korr
Në majë të malit, lartë,
Dëgjoni, zogjt ia thon në kor
Me cicërimë të zjarrtë!
Misri shtrihët përmbi tokë
Dhe bujku djersën fshin,
E jeta vazhdon e ngrohtë
Dhe pyllë i malit fërfërin!
N’agim thëllëza këngën çel
Pa prekur rrezja e parë,
Baresha ngrihet tufën mjel
Dhe bujku zbret në arë…
Dhe jeta zien se puna vlen
Kur djersa rrjedh në ballë,
Rrjedhën në shëndet e gjen
Shpërblim e gazë e mallë…
Arën korr’ dhe pemët vjel
Tufën mjel e nxjerr baresha,
Puna, jetë të lumtur sjell…
Ndaj vjen e hyn në vjersha!
