Monday, February 23, 2026
BallinaVitrina e libritPiro Millona Minella-" Ti je Ai që më emocionon dhe më qetëson...

Piro Millona Minella-” Ti je Ai që më emocionon dhe më qetëson njëkohësisht.. Ti je Gëzimi dhe Paqja ime….!!!”

….Ti dhe vetëm Ti je personi im.. me të cilin dua të ndaj gjithshka.

Nga Shpresat e mia, Ëndrrat e mia, Frikësimet e mia, Fitoret e mia.

Ta kam thënë se çfarë dua Unë:

-Të kthehem në shtëpi në fund të ditëve të mia, të mbështillem në krahët e tu dhe thjesht të marr frymë në rehatinë e dashurisë tënde.

Të flas për ditët e mia dhe të gjitha gjërat në to.

Përditshmëritë e mia, lumturia ime, trishtimi im dhe sukseset e mia.

Sa herë që diçka ndodh në jetën time – mirë apo keq – Ti je ai me të cilin mezi pres ta ndaj.

Ti je ai që më emocionon dhe më qetëson njëkohësisht..

Gëzimi dhe paqja ime..

Ti e vë shpirtin tim në lehtësi kur asgjë tjetër nuk mundet.

Nuk e di se çfarë mund të sjellë e nesërmja apo çfarë sfidash do të na hedhë jeta, por për aq kohë sa Ti je pranë meje,

Nuk ka asgjë që ne nuk mund t’ia dalim,

Së bashku.

Unë dhe Ti, përgjithmonë dhe gjithmonë.

……Kjo është ajo që mendoj kur bie në gjumë çdo natë dhe mendimi i parë kur ngrihem çdo mëngjes. Në krahët e tu!!

Në krah dhe në zemër., nuk ka vend tjetër ku do të preferoja të isha, për pjesën tjetër të jetës sime të mbetur…..

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT