Wednesday, February 4, 2026
BallinaVitrina e libritSanie Tushi Rrokaj-. MOS BINI PREH E KËTIJ ANKTHI

Sanie Tushi Rrokaj-. MOS BINI PREH E KËTIJ ANKTHI

. MOS BINI PREH E KËTIJ ANKTHI

Në darkë ngrë kokën lartë
Shikoj yjet e mërguar
thur ëndërra që s’i kam parë
Ëndërra që s’janë realizuar ..


Sa ëndërra që kam patur
Do ja them verës së nxehtë .
Të shikoj njerzit e ndershëm
Të lumtur e pa siklet .


Kur shikoj bijtë edhe bijat
që janë largë në mërgim
kur kthehen për pushime
dhe ikin plot dëshpërim..


Dua shumë ti përshëndes
Me dhimbjen që kam në gji
vijnë me gëzim ikin në heshtje
Ata e dinë ç”do të thotë
… mall e dashuri …


Sa nëna ka që presin në shkallë
Shikojnë në derë se mos u vinë
…djali..
sa mall kanë brënda shpirtit të tyre
nga dashuria po u digjet xhani.
Edhe zoqtë kur ikin në shtegëtim
atje ngrënë fole të re
kur kthehen në stinën tjetër
fletë ditari për një jetë të re .


Për dashurinë ditari flet
me tërë forcën e shpirtit tënd
fjalët burojnë si magji e vërtetë
bunojnë brënda nga shpirti që dhëmb .


Eh …ç’është kjo kohë më kaq tension
kur njerëzve dita u duket natë
në horizont shikojmë veç diellin që djeg
thua…. se planeti nga flladi është zbraz.


Prandaj o njerëz mendohuni mirë
ç’do minutë të bëni llogari për vete
mos bini preh e këtij ankthi .
se po mbytemi si i mbyturi në derte .

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT