Sunday, June 29, 2025
BallinaLajmeGrabitet 20-vjeçari posa del nga diskoteka në Prishtinë, e rrahin dhe ia...

Grabitet 20-vjeçari posa del nga diskoteka në Prishtinë, e rrahin dhe ia marrin zinxhirin e 3 mijë € nga qafa

Rastet e grabitjeve e të vjedhjeve po vazhdojnë të rriten, ndërkohë që siguria për të lëvizur edhe në hapësirat publike po rrezikohet. Ndër rastet e shpeshta të grabitjeve janë gjësendet me vlerë, si stolitë e arit, telefonat e çantat e krahut që hajnat arrijnë t’i kapin nga qytetarët nëpër rrugë, raporton Sinjali.

Me një rast të tillë është përballur një 20-vjeçar mbrëmë pasi doli nga një diskotekë te rruga “Lidhja e Pejës” në Prishtinë, ku tre persona dyshohet se e sulmuan dhe ia morën me forcë zinxhirin që e kishte të vendosur në qafë

Viktima është dërguar në Qendrën Klinike Universitare për trajtim mjekësor, e më pas është njoftuar Policia për rastin.

Bazuar në dëshminë e viktimës, vlera e zinxhirit që ia grabitën është rreth 3 mijë euro dhe se i njëjti nuk i njeh personat e dyshuar.

Njësitë policore kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore që ndihmojnë në identifikimin e të dyshuarit dhe që çojnë në lokalizimin e vendndodhjes së tij.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Grabitje’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren varësisht nga zhvillimi i hetimeve.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT