Friday, June 27, 2025
BallinaVitrina e libritFazli Ferati-JAM BURIM

Fazli Ferati-JAM BURIM

JAM BURIM

Jam burim i bjeshkëve t’larta
që shuaj etjen
e verave të thata


Jam burim
që nuk shteroj
dua freski që t’ju dhuroj


Jam burim
që udhëtoj pa pushim
rrugëve gjarpërore
nëpër gjithë vendin tim


Jam burim
si lis me dega
mbi këto fusha,male
e mbi këto shkrepa

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT