Saturday, June 28, 2025
BallinaVitrina e libritEnertin Dheskali--KUR TI HESHT-

Enertin Dheskali–KUR TI HESHT-

-KUR TI HESHT-

Kur ti hesht, shpirti im tulatet nën ankth,
Dhe zemra numëron sekondat me rrahje,
Pritja kohën ndalon dhe ngrin në kraharor,
Mes drithërimash edhe nata klith në heshtje.


Kur ti hesht, edhe hëna e humb shkëlqimin,
Qielli loton mërzi të hidhur mbi ballin tim,
Yjet ftohen dhe përhumben Udhës së Qumshtit,
Dhe makthi gjumin përzë e përqafon trishtimin.


Kur ti hesht, dita e fik buzëqeshjen,
Vështrimi im tretet duke vesuar lotë,
Gjithë qenia ime, eterit zërin tënd kërkon,
Se pa magjinë tënde, tashmë nuk jetoj dot…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT