BallinaVitrina e libritRami Kamberi-Gurra e shenjtë e kombit

Rami Kamberi-Gurra e shenjtë e kombit

O grua shqiptare, o dritë e bekuar,
Nga dora e Zotit, si lule e krijuar,
Në gjirin tënd kombi ka rrënjë e jetë,
Ti je vatër e shenjtë, ti je yll në këtë jetë.

Ti je gurra e kombit, burim i pashtershëm,
Në djepin tënd rritet një popull i patretshëm,
Me ninullë e lot, me dashuri edhe me nder,
Ti rrit bijtë e shqipes për atdhe e për nder.

O grua, o nënë, o motër, margaritar i rrallë,
Duhet të të mbajmë si sytë, si dritë në ballë,
Se kush të nderon, nderon vetë atdheun,
Kush të ruan ty, kombit ja ruan dheun. 

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT