Kjo gjeth’…!
Vjeshtën e shoh
Por nuk e ndjej
Më duket si një skenar
Tek më shfaq teatralen
Mes barit jeshil
Kur ulem e sodis
Lulet e gardit tim!
Kjo gjethe
S’e di nga erdh’
S’e di nga ç’pemë u shkund
E në ç’erë u soll’
Në ç’degë ka qënë
Në cilën ditë u tha
Falimentoi…?
“Ç’përse” bëj dhe unë
Më duket një kohë e moçme
Pasi këtu vetëm gjelbërohet
Këtu tek buqeta e luleve të mia
Freskohem
Ndjej nektarin e marr nga bleta mbretëreshë
E më vjen të kem një stinë më vete
Me veten time pyes “përsenë”
Kjo gjeth’ ra përtokë
E pashpresë?!
Sa më duhet të zbuloj
Vetveten, e i them;
Por nga t’ja nis
Ku për mua këtu s’ka vjeshtë
Është verë
Pranverë
Dhe s’e kjo gjeth’
Nuk di si më gjet?!
