Wednesday, July 16, 2025
BallinaSportSigal Prishtina në gjysmëfinale të Superkupës së Kosovës

Sigal Prishtina në gjysmëfinale të Superkupës së Kosovës

Sigal Prishtina është gjysmëfinalja e parë e Superkupës së Kosovës në basketboll.

Skuadra nga kryeqyteti kanë mundur Istogun me rezultat 89:71.

Prishtinasit e nisën ndeshjen shumë më mirë, me një seri të jashtëzakonshme 19 me 0, dhe ishin bindshëm më të mirë në çerekun e parë.

Më pas zhvillohet më e barabartë, megjithatë, kryeqytetasit nuk lejuan t’i rrezikohej fitorja, duke fituar në fund 89:71.

Te Prishtina u dalluan Steven Davis me 17 pikë, Devoe Joseph me 13 pikë e shtatë kërcime dhe Lejon Zeqiri me 14 pikë e katër kërcime, kurse më të mirët te Istogu ishin Arian Azemi me 19 pikë e shtatë kërcime dhe Mattheë Lang me 18 pikë, gjashtë kërcime e pesë asistime.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT