Në rrugën e kohës përkulet balli
Nën mendime
.
Në urnën e Fatit ku sundon Jeta
dhe gjeniu i vdekjes.
Kozmosi mat vite drite në një sekondë.
E ardhmja me të kaluarën ngatërrohet.
A është kjo gjithçka e vjetër?
Apo krejt e re?
Koha Vjen?
Apo shkon?
Nga të gjitha paqartësitë
Kush kujdeset veç Fatit
Nëse kemi veç Rrezen e së tashmes.
Kështu… në pafundësinë e përjetësisë së thellë
Ti kërko ta gjesh të vërtetën tënde!
Përktheu Angela Kosta shkrimtare, poete, publiciste dhe Zv. Kryeredaktore në Albania Press
Poetja Steliana Natasha ka lindur në Rumani por jeton në Itali që nga viti 2007. Gjithashtu ajo është e dhe piktore e artit modern. Në Itali ka publikuar shumë poezi në volumin 4 të antologjisë: “Shkrime Poetike”.