Friday, November 22, 2024

POETËT

POETËT

Ku jeni poetë,
ju magjistarë?
Le ta ngjyrosim me vargjet tona
këtë botë të trishtuar
dhe njerëzit me maska,
sepse pas maskës dhe syve


humbet shkëlqimi i tyre
dhe ne nuk marrim më frymë.
Le ta ngremë zërin
dhe ta pastrojmë baltën nga këmbët.
Le ta ngremë zërin
për të gjithë ata që heshtin
të izoluar nëpër shtëpi,
të zhytur në mjerim
në punë rutinë të përditshme.


Le ta mbulojmë gjithë këtë
me imagjinatën tonë
botën e programuar
e le të ruajmë profumin e fëmijërisë
me puthjet e para që akoma përjetojm.


Le ta kthejmë dashurinë
në gëzimin hyjnor të jetës,
le ta përkthejmë nga këngët tona,
le të rrjedhë nëpër rrugë
dhe tërë botën të prekë
çdo person të vetmuar në lot
dhe gratë veshur me të zeza.

Poezi nga Jasna Gugić (Kroaci)

Përktheu Angela Kosta shkrimtare, poete, publiciste dhe Zv Kryeredaktore në Albania Press.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT