ENGËLLORE NËNË TEREZA!
Ku je o nënë Terezë
Engjëll i kësaj bote,
Mirësia me shpresë,
Po të kërkoj unë sot.
Shpirtit tim je frymëzim
Të dua, porsi nënën time,
Engjëll qiellit, Diell ndrit,
Por unë të uroj, datëlindje.
O shqiptare, e dashur
Atdheut në yje krenari,
Kjo kohë na ka plasur,
Nga njerëzit me ligësi.
Mësimet e tua, amanet
I ruaj o nënë, në zemër,
Dua si ti mirësi, në jetë,
Shpirti yt, bukuri e emër.
Ti thoshe, të ndihmojmë
Kush vuan, shkoni pranë,
Të kemi gjallë, gjithmonë,
Fale ndihmë, në çdo anë.
Shikoni se ç’bën, mirësia
Nënë Tereza, s’ka vdekur,
Në zemrat tona, dashuria,
Brezave mbetur e patretur.
