Friday, October 18, 2024
BallinaSportIsmail Gashi-NUK ERDHI MË POETI Kushtuar poetit Xhevdet Bajraj

Ismail Gashi-NUK ERDHI MË POETI Kushtuar poetit Xhevdet Bajraj

NUK ERDHI MË POETI
Kushtuar poetit Xhevdet Bajraj
Vreshtave të qytetit erdhi shtatori me shi
më trishtuar s’e vitin që shkoi
kur i vështrojë fushat e gjera me sy
ngrohtësinë e dashur të diellit e kishte marrë me vete
vjeshta parimisht kishte ardhur më herët sivjet…
u dëshpëruan hardhitë
nuk erdhi më poeti


kokrrat e rrushit piqte kalaveshë rritur për ty,
të ngjitur në lastarët e zhveshur me fletë
kontrollonte pamjet në çdo anë,
prekte me dashuri qetësie
lëngu i ëmbëlzohej për ndjesitë e tij
ndër vreshta për më të ëmblin musht…
u pikëlluan hardhitë
nuk erdhi më poeti


të bëhej gati ta hidhte në kafi,
kafini t’i gëzohej mbushjes me rrush
vreshtat e qytetit e pritnin me mallin në sy
t’i vizitojë, t’i kokërrojë, t’i shijojë,
mendjen i donin që shkruante vargjet poezi
kur vinte për t’i vjelë vet ai…
pashë hardhitë të qanin prej ngashërimit
nuk erdhi më poeti,
pse nuk erdhi më poeti?

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT