BallinaVitrina e libritBlerta Basha-Vjeshtë pa ty

Blerta Basha-Vjeshtë pa ty

Vjeshtë pa ty erdhi përsëri, o Nënë!
Vjeshta sapo zbriti dhe hapi krahët,
Rrëzoi gjethet e mallit edhe mbi hënë,
Çdo fletë që bie në tokë, ti e kthen të artë!

Mban në zemër si obelisk një kujtim.
Era pëshpërit fjalët e tua ngadalë,
Zërin më sjell, oj nënë, malli si bekim,
Me qiejt e Zotit ëndrrat valë-valë.

Shpirti yt konkuron vjeshtën e artë,
Në çdo degë filizat rriten me këngë,
Gjethet fluturojnë drejt yjeve, atje lart,
Mallin tim e sjellin me lotë te ty, nënë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT