BallinaKulturëMevlan Saraçi zgjidhet drejtor i Teatrit “Adriana” – një emër i madh...

Mevlan Saraçi zgjidhet drejtor i Teatrit “Adriana” – një emër i madh i skenës merr drejtimin e teatrit të Ferizajt

Teatri “Adriana” në Ferizaj nis një kapitull të ri me një figurë të njohur dhe të dashur të artit skenik.

Mevlan Saraçi është zgjedhur drejtor i ri i Teatrit “Adriana”, duke marrë kështu përgjegjësinë për të udhëhequr një nga institucionet më të rëndësishme kulturore të qytetit.

Aktor i dëshmuar, profesionist i përkushtuar dhe një emër që prej vitesh është pjesë e pandashme e skenës, Saraçi ka lënë gjurmë të veçanta në jetën kulturore të Ferizajt dhe më gjerë.

Nga skena ku për vite i dha jetë personazheve, tash ai merr një tjetër rol – drejtimin e teatrit që e ka kultivuar dhe dashur ndër vite.

Një emër i njohur i artit skenik, një përgjegjësi e re dhe një kapitull i ri për Teatrin “Adriana”.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT