Thursday, December 25, 2025
BallinaLajmeBabë e bir nga Shqipëria kapen me 300 kilogramë kanabis në Mal...

Babë e bir nga Shqipëria kapen me 300 kilogramë kanabis në Mal të Zi

300 kilogramë kanabis është sasia që u kap nga autoritetet malazeze.

Të dyshuar janë dy persona, babai dhe i biri nga Durrësi.

Droga ishte vendosur në një kamion kur u bllokua në Doganën e Malit të Zi, njofton Policia e Shtetit përcjell Klankosova.tv

Kanabisi kishte destinacion Austrinë.

“Policia shqiptare, në bashkëpunim me Prokurorinë, si dhe me autoritetet policore dhe ato doganore malazeze, po kryejnë veprime të përbashkëta hetimore, për dokumentimin e kësaj veprimtarie kriminale”, thuhet në njoftim.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT