Monday, December 29, 2025
BallinaLajme4 të arrestuar për grabitje të armatosura në Prishtinë, tentuan të iknin...

4 të arrestuar për grabitje të armatosura në Prishtinë, tentuan të iknin me autobus nga Kosova

Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona të cilët dyshohen se kanë kryer dhjetëra grabitje të armatosura në Prishtinë.

Të dyshuarit kryesisht grabitjet i kryenin në pompa të derivateve e makete në rajonin e Prishtinës, shkruan Lajmi.net.

Ndërsa ata u kapën nga policia derisa po tentonin të iknin nga me autobus.

Njoftimi i plotë:

Arrestohen katër persona të dyshuar për disa grabitje të armatosura

Mbrëmë hetuesit e Njësitit të  hetimeve të Përgjithshme, kanë arrestuar katër persona të dyshuar për së paku dhjetë vepra grabitje të cilat janë kryer nën kërcënimin e armëve.

Personat e arrestuar dyshohet të jenë të përfshitë në rastet e  grabitjeve, që kanë ndodhë në pompa derivatesh, markete kryesisht në rajonin e Prishtinës.

Personat e dyshuar:

  • F.M, mashkull, 34 vjeç
  • F.M, mashkull, 32 vjeç
  • A.S, mashkull, 34 vjeç dhe
  • XH.S, mashkull, 41 vjeç, janë arrestuar në Stacionin e Autobusëve, derisa po tentonin të largoheshin nga Kosova.

Personat e dyshuar pas intervistimit nga ana e hetuesve me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT