Monday, December 29, 2025
BallinaVitrina e libritAjete Pavata-Të lutem mos...

Ajete Pavata-Të lutem mos…

Të lutem mos…

Tha
Atdheu i ka fajet…


Qielli me vetulla të mrrolura
U nxi
Breshëri sa koka e tij
Lëndoj pemë
Rrënoj shumë çati
Fjalës i kërceu kandari
Atdheu i paska fajet
Butak
Krahason pushtetin
Me Shqipni
Me Perendi…
O faqezi…


Andaj
Prandaj
Mos e baltos Atdheun
Të lutem mos
Nuk e ke hise
Mos
Se s’ është leckë pise…


Tha…
Çka është Atdheu
Çka është liria…


I thash
Bota s’ është rastësi
Qëndro në ballë
Pse tutesh
Pse fshihesh
Vargjet të godasin
Të godasin aty ku nxihesh…


Kur bije shi
Dhe kur vërshon
Edhe kur lind dielli
Dhe kur bije borë
Atdheu është kurorë…


Shdërrit trualli
E gjithë toka
Atdheu gëzon
Këtu
Këtu e ndër epoka…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT