KUR FLASIN GJETHET
Në BAR GARDEN, buzë Lanës së përgjumur,
Aty ku flokësh më ngatërrohen kujtimet.
Dhe pse korriku tenton në dyzetë gradë
Qerpikësh më godasin e më flasin gjëmimet.
Më djeg ky vend sa herë rikthehem
Është vendi ku pinim kafen çdo ditë.
Dega e ullirit karshi tavolinës tonë
Më shikon vëngër sikur i janë mbytur gjemitë.
Tërheq karrigen i shkoj më afër
Nis ta josh e ta përkëdhel me sy
Kryeneçja vazhdon buzëvarur
Me sy të lagur, më pyet për Ty.
