Monday, December 29, 2025
BallinaLajmeKFOR për sulmin në Banjskë: Ishim të ngatshëm të ndërhyjmë, kemi vepruar...

KFOR për sulmin në Banjskë: Ishim të ngatshëm të ndërhyjmë, kemi vepruar në koordinim me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in

Misioni i KFOR-it në Kosovë ka konfirmuar se ka qenë i gatshëm që të ndërhyjë pas sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit, në rast se ajo do t’i kërkohej.

Në komunikatën e lëshuar thuhet se trupat e KFOR-it kanë qenë në vendin e ngjarjes, derisa theksohet edhe bashkëpunimi që kanë pasur me institucionet vendore të sigurisë.

“Policia e Kosovës, EULEX dhe KFOR kanë vepruar në koordinim të ngushtë, si përgjegjësi i parë, dytë dhe tretë”, thuhet në njoftim.

“Komandanti i KFOR-it mbetet në kontakt të rregullt me të gjithë përgjegjësit, përfshirë EULEX-in, përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës dhe organizatat e sigurisë në Kosovë, sikurse edhe Shefin e Stafit të Forcave të Armatosura të Serbisë”.

Sipas KFOR procesi i dialogut është e vetmja mënyrë për të zgjidhur çështjet dhe arritjen e zgjidhjes afatgjatë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT