Monday, December 29, 2025
BallinaLajmeMarin Mema ngre alarmin, maqedonasit nuk lejojnë shqiptarët të mësojnë në gjuhën...

Marin Mema ngre alarmin, maqedonasit nuk lejojnë shqiptarët të mësojnë në gjuhën Shqipe

Shkruan Marin Mema

Pak muaj më parë ngritëm fort çështjen e pengesave skandaloze që hasin fëmijët shqiptar për të mësuar gjuhën shqipe në Veles e rrethina, në Maqedoninë e Veriut! Videot prekën shqiptarët kudo.

Sot në gjimnazin “Koço Raçin” në Veles, drejtoria e kësaj shkolle nuk lejon regjistrimin e më shumë se 22 nxënësve shqiptar! 20 nxënës të tjerë janë detyruar sot me polici të largohen! Justifikimi është se vetëm 22 i kanë plotësuar “kriteret”, të tjerët jo! Madje sot janë detyruar të largohen edhe katër profesorë shqiptar siç ata theksojnë! Pra edhe nxënësit e regjistruar 99% të lëndëve (përveç njërës) duhet t’i bëjnë në gjuhën maqedone!

Si mundet kjo situatë ? Çfarë bëjnë shtetarët shqiptar? Përse asnjë reagim nga Ministria e Arsimit që drejtohet nga shqiptarët? Si mund të shkelen të drejtat në këtë formë?

Dhe nuk përfundon këtu…

I mbani mend fëmijët që kërkonin të mësonin shqip në Çashkë, shumë pranë Velesit? Është komunë ku shqiptarët janë shumicë, por pavarësisht kësaj drejtori i shkollës nuk lejon hapjen e paraleleve shqipe. E kuptoni çfarë diskriminimi i hapur? Diskriminim tek të drejtat më themelore dhe askush nga shtetarët nuk merr përgjegjësi!

Unë nuk kam mbrojtur e nuk mbroj asnjë forcë të caktuar politke shqiptare në Maqedoni, por kam qenë e do të jem krah çdo shqiptari të thjesht aty! E drejta e arsimit në gjuhën amë është e drejtë themelore! Nëse politika në Maqedoni nuk reagon, atëherë duhet të reagojë politika në Tiranë menjëherë!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT