Të kam ëndërruar!….
Haperoj mes gjembash, e thërmohem
gjakosem e ndotem e tëra në baltë
andaj malli më mbyt, për Ty mendohem,
po të të shihja, balta do m,bëhej mjaltë!.
Ecë ku thatësira, bëri gjithcka shkrum
e unë buzëqeshjet i ktheja në vaj,
nga lotët e derdhur, bëra një lum,
mungeses tende, me vinte te qaj!.
Notoj në ujëra detërash, thellë fundosem,
e dukem si peshku, përpëlitur ne ranë…
marr uj te kripur, hudhë plagës së zemrës
e dhimbja merr dallgë,në shpirtin e vrarë.
Dhe kur bie shi, ombrellë bëj imazhin tënd,
silueta jote më mbronë, bën hije mbi mua!
bëhem më e fortë, gjithmone të kam ndër mend
e lumtur frymoj, edhe pse t,kam ëndërruar.