KUJTIME NGA FSHATI
Për vendlindjen time
Malli shumë më merr
Ndaj bëj dhe udhëtime
N’ dimër edhe n’verë
Ah, sa shumë kujtime
Kam për timin fshat
Pjesë e jetës sime
Jetova një kohë t’gjatë
Aty e rrita shtatin
E dëlirë si bilur
Jetën e kalova
E s’u ngopa kurrë
Shkoj te pragu i sh’pisë
Kuvendoj shpesh herë
Për kohë t’fëmijërisë
Dhe t’rinisë plot vlerë
Kujtoj çdo detaj
Të jetës që shkova
Shpesh shkrehem në vaj
M’ duket se e tradhtova
E lashë, m’detyruan
S’ndërroj përnjëmend
Fshatin tim të bukur
Më të mirin vend
