Saturday, December 27, 2025
BallinaVitrina e libritRizah Reshani-MALLI PËR SHTËPINË E VJETËR

Rizah Reshani-MALLI PËR SHTËPINË E VJETËR

MALLI PËR SHTËPINË E VJETËR
Më mori malli për shtëpinë e vjetër
Muruar me gurë, mbuluar me rrasa
Ku si fëmijë luaja ditën si ketër
Argjila e zemrës kur ishte si mjalta.


Magjetoret ku më ndiqnin me tëhollojsa
Faroshin e troshave kur ua derdhja për sherr.
E më shpëtonte nëna Xhemile e zonja
Vajzave kur ua fikja llampën najherë.


Të ngjitesha vetëtinthi shkallëve të drurit
Me freski malesh të kënaqesha në hajat
Te ogjaku ta shijoja bukurinë e gurit
Në ëndërra të rritesha natë për natë.

Në odën e burrave të ulesha te trapazani
Urtinë ta mësoja nga urtakët e Ogjakut
Ujë ibriku të pija nën hije mani
Dardhat vjeshtore te Ara e Plakut.


Të ikja nga kjo botë hipokrite e nalete
Me lule të kauçukta, bufa e pallate të thata
Ku ka shumë shi shpirti i kësaj jete.
Pak mendjendritur e shumë kokëkashta.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT