Tani ke punën në karrige
Por s’do të thotë ,që je dikush
Në shpirt je djall syunjur mik
Po të qendisë sot ,me një “dush”…
Se kur më rrotullohet syri
Si një ruletë gradë më gradë
S’e di sa fletë dalin nga gjiri
Ndoshta dhe një ushtri , një gardë
Një gardë e gatshme , ushtarake
Armatë pajisur der’ në dhëmbë
Dhe në u bëra luftarake
Kjo pena ime bëhet “këmbë”…
Dhe po të shkeli “këmba” ime
Se do t’i dukesh, krimb ,a mizë
S’do të shikosh më perëndime
Do të të zëri pena gjizë…
Veç ngul e shkul një perëndim
ca re ,i ngre i zbret mbi det
Avaz i Mukes ,në një vrimë
I njëjti vjet edhe sivjet…
Nuk ke ç’farë të servirësh tjetër
Veçse përshkrimet në natyrë
I shet. dhe mend hënës së vjetër
Se ke në pronë ca re mynxyrë…
Ca re të zymta ,ca re të zeza
Që enden qiellit ,pa të zot..
Ti mund të zgjidhësh gjëegjëza
Se gërmat s’mund t’i lidhësh dot…
Ndaj mbaje fort vendin e punës
Të përfituar me ryshfet
Këtu nuk po ja del furtunës
Nuk je as nuk bëhesh poet…
