Erdha prapë, të jem mes jush,
Aty ku pezëm qëndron lumturia,
Përsenë nuk e gjen askush,
Fytyrë nuk ka hipokrizia.
Ja dola të endem mes njerëzve,
Ah, për jetën sa fort luftova!
Sfidova netëve dhe vdekjen,
Veç frymë, pak frymë kërkova.
Ja dola të sfidoj mashtrimin,
Fshehur thellë nën kësulë,
Më qeshte dhe luste mallkimin,
Dhe pse s’e ftova kurrë.
Nga hiri u ngrita si feniksi,
Lart, shumë lart fluturoj,
I ngjaj rrënjëve të një lisi,
Dhe krahët si degë i çliroj.
Ja dola në luftë me dilemat,
Dyzimi nuk pati fole,
I munda të gjitha skemat,
Si fisnike jetoj mbi dhe.
Ja dola, se jam shqiponjë,
Lartësitë janë qielli im,
Traditën e jetoj si zonjë,
Dhe vij tek ju me poezin’!
