Wednesday, August 6, 2025
BallinaVitrina e libritTrandafile Malshi-MUZIKË E SHPIRTIT

Trandafile Malshi-MUZIKË E SHPIRTIT

MUZIKË E SHPIRTIT

Pejzat e zërit dridhen hareshëm, plot emocion
Muzikë e shpirtit ngrihet lart në qiell
Do rreze më ngrohin ndjenjash
Me shikime sysh më ngacmon.


Do trille shoqërum me buzëqeshje mjaltum
Me tinguj e lulza zbukuruar krejt
Një afsh pranveror
Më mbush e më deh…


Do hire hynore
T’shpërndame bashkë me rrezet që ndrisin
Në ato pikla vese krejt yje drite.


Shkëndijim ndjenjash
Përflak ambëlsisht krejt përdëllim
I fal plot rreze shpirtit tim.


Në kupë të qiellit
Ta ngre lumtuninë e zanin tim
Si perëndesha fali frymë e avuj hyjnizum
Thur me ndjenja e galdim.


Si Afërdita plot hir e bukuri
Nëpër dej të ditës që po lind
Ndër petale lulesh mbush me ngjyra
Ndihem fluturim qē m’përcjell dashninë..

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT