Sunday, December 28, 2025
BallinaVitrina e libritFeim Bllaca-TË ZËNËT NGUSHT

Feim Bllaca-TË ZËNËT NGUSHT

TË ZËNËT NGUSHT

Ç’kanë këto ëndërra
që m’ngacmojnë
Cili njeri m’kërkon llogari,
kur dua t’fle.

Gjaku nuk fleka !
Çfarë force m’shkund
e pyeta veten?
Kush mund t’jetë?!

Mendja mu turbullua
nga një erë e ftohtë
e cila hynte nga dritarja.
Kjo erë thash me vete
do të jetë arsyeja e trazimit.

Forca qiellore m’tërheq
me zemrim pas vetes,
si një skllav nëpër varre
Një varg t’vdekurish m’ndjekin
duke m’pyetur për shokë.

Nga zëri i frikshëm
M’u lidh goja,sikur lidhen
duart e këmbët n’pranga.
Ra një tërmet shkatërrues mbi mua
Përgjigjja,
mbet një enigmë…..

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT