Pasqyra e thyer
I dola përballë
e nuk njoha veten
Botë si n’pasqyrën e thyer
e pashë të vërtetën
Kjo botë dinake
si kështu na zhveshë
po ndryshon ç’do gjë
Dhe njeriun e mjerë.
E dalldisur fare
Pse je kaq tinzare
Po na futë nga dera
Na nxjerrë prej dritare..