Tuesday, December 23, 2025
BallinaSportZvicra ndan pikët me Bjellorusinë

Zvicra ndan pikët me Bjellorusinë

Zvicra nuk ka arritur të marrë me shumë se një pikë nga përballja me Bjellorusinë, e vlefshme për kualifikimet e Kampionatit Evropian “Euro 2024”.

Ndeshja e zhvilluar sonte në “Kybunpark” përfundoi me rezultatin 3:3, teksa fundi i saj ishte dramatik, shkruan Gazeta Express.

Zvicra kaloi e para në epërsi përmes Xherdan Shaqirit (28’), i cili shënoi gol tejet të bukur.

Megjithatë, bjellorusët ia dolën të përmbysin gjithçka në pjesën e dytë duke shënuar tri herë. Max Ebong (61’), Denis Polyakov (69’) dhe Dmitri Antilevski (84’) ishin autorët e golave.

“Helvetikët” ia dolën të kthehen në lojë dhe të marrin së paku një pikë falë golave nga Manuel Akanji (89’) dhe Zeki Amdouni (90’). Shaqiri ishte asistues te goli i Akanjit.

Përveç Xherdan Shaqirit, sonte tërë lojën e zhvilloi edhe kapiteni i zviceranëve, Granit Xhaka, për të cilin kjo ndeshje ishte e veçantë.

Për mesfushorin nga Kosova ishte kjo ndeshja e 118-të me fanellën e Zvicrës, duke barazuar kështu rekordin e Heinz Hermann, për t’u bërë futbollisti me më së shumti paraqitje në histori të kombëtares zvicerane.

Zvicra pas këtij barazimi ka 15 pikë dhe mbetet lidere e Grupit I.

Bjellorusia është e parafundit me 6 pikë. /Gazeta Express/

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT