TË VALLËZOJ ME TY
Unë kam dashtë gjithmonë të vallëzoj me ty
Të fluturoj brenda syve tu.
Gjithmonë kam qenë në ëndërr me ty
Mbi det në një vals të dridhshëm
Mbështetë në njëri-tjetrin
Deti s’më ka dashtë në fundin e tij
Më ka lënë të vallëzoj me ty.
Gjithmonë kam dashtë të më duash
Të më duash si unë ëndrrën me ty
Dhe shtjellën e ëndërrt që na ngre në qiell.
Krahët e ëndrrave janë ndryshkë
I pashë në sytë e tu në breg të detit
Si krahë avionësh të Luftës së Dytë
Braktisë nga lufta e dashuria…
Unë kam dashtë gjithmonë të vallëzoj me ty
Në qiejt e syve tu…
