Atdhe
Ti je si dy sy
Je lis me krah të hapur
Në çdo gëzim
Në çdo fatkeqësi
Kur është nxehtë
Ti bën hije
Na i ngroh zemrat
Kur është acar
Na i ngroh
Na i bën zjarr…
Edhe kur t’ hidhërojnë
T’i qëndron pranë
Shumë pranë
Përherë ngadhënjyes
Me plot gjethe
Me plot freski
Pranverën e ke pranë
Gjethet kurrë s’të ranë…
Atdhe
Je e gjithë bota
Në çdo metropol
Gjithandej shqiptarë
Të ndjejnë si toka
Si qielli
Si uria
Si vetmia…
Atdhe
Edhe lejlekët
Edhe dallëndyshet gëzohen
U rrah zemra për Ty
Shkojnë
Shkojnë e kthehen
Sa çudi
Përherë kujtojnë për Ty
Përherë kujtojnë
E kujtojnë Nënën Shqipni…
