Sunday, December 28, 2025
BallinaKulturëPoetja amerikane Louise Gluck, e cila fitoi çmimin Nobel për Letërsi, vdes...

Poetja amerikane Louise Gluck, e cila fitoi çmimin Nobel për Letërsi, vdes në moshën 80-vjeçare

Poetja e famshme, fituese e çmimit Nobel, Louise Gluck, ka vdekur në moshën 80-vjeçare.

Sipas botuesit të saj, poetja amerikane dhe fituese e çmimit Pulitzer vdiq nga kanceri në shtëpinë e saj në Cambridge, Massachusetts, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gjatë një karriere që përfshin më shumë se 60 vjet, Gluck u bë një nga poetet dhe eseistet më të vlerësuara në Amerikën modern, raporton Sky News, transmeton Klankosova.tv.

Ajo u nderua me Çmimin Nobel në Letërsi në vitin 2020, duke u bërë poetja e parë amerikane që u nderua me çmimin prestigjioz letrar që nga TS Eliot në 1948-tën.

Gluck ishte e njohur për sinqeritetin e saj në eksplorimin e familjes dhe fëmijërisë gjatë gjithë punës së saj.

Kur i dha çmimin Nobel, Akademia Suedeze, e cila është përgjegjëse për zgjedhjen e fituesit të çmimit të letërsisë, tha se poezia e saj kishte një “zë të pagabueshëm” dhe “bukuri të ashpër”.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT