I MARRI MALL
Ti u krodhe në mes valëve të lumit,
Ujërave të kulluar le imazhin tënd.
Përpëlitem në shtrat duke kërkuar gjumin,
Por ti, lumi dhe unë mpleksemi në ëndërr.
Kështu ndodh se malli më ka marrë
Për trupin, shpirtin, buzët, sytë e zjarrtë.
Ti eja shaluar mbi një valë të bardhë,
Ndoshta zbehet ky mall i ҫmendur, i flaktë…
