Saturday, December 27, 2025
BallinaVitrina e libritBarie Çupi-Fjalë të palexueshme

Barie Çupi-Fjalë të palexueshme

Fjalë të palexueshme

Po harrojmë dhe gëllëjkën e fundit o njerëz,
atë të nxehtën përreth buzësh,
po abortojmë gëzimet e njëri-tjetrit,
të flasim më pak,të shkurtohemi gjuhësh.


O ti qënie e butë,
që i ke vjedhur dritën hënës,
ç’ne fjalë të palexueshme,
me sy ç’kërkon a ç’don të thuash?
fluturakët kanë shqisa të padukshme.


Nuk dimë ç’të gatuajmë me k’të njerëzi,
ca mendjesh dehur si sharlatanë,
ca qortueshëm lumturohen e t’bëjnë sehir,
ca i tërheq prej vetes,e t’shtyjnë matanë.


Në djall të shkojë e vërteta ekzakte,
se dy her dy,do them bëjnë pesë,
oratorët rrugës le t’shpërthejnë damarësh,
të gjithëve,gur’i varrit,do na presë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT